Shembet Teatri Kombëtar

  • 4 years ago
Forcat e IKMT kanë shembur gjatë natës fasadën e godinës së Teatrit Kombëtar. Ka qenë ora 04:30 kur fadroma e IKMT-së rrëzoi fasadën e ndërtesës së teatrit. Përpara kësaj, forca të shumta policie u përleshën me aktivistët e shoqërisë civile dhe artistët që po qëndronin në sheshin përballë teatrit për të kundërshtuar shembjen e godinës. Më shumë se 20 persona janë shoqëruar gjatë natës në polici. Përreth Teatrit Kombëtar u vendos një perimetër sigurie, ndërkohë që shembja e godinës vijon ende.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/