Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për realizimin e projektit të ri të Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për emisionin ?Opinion?, ai tha se këtë qëndrim e ka prej 20 vitesh.
Rama tha se ata që janë mbledhur për të kundërshtuar projektin janë në shkelje të ligjit. Por me protestuesit u bashkua në mbrëmje edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, që tha se çështja e teatrit ishte vijë e kuqe për opozitën.
Por Rama thotë se vija e kuqe është diku tjetër dhe se të grumbullosh njerëz në këtë situatë është e papërgjegjshme. Kreu i opozitës akuzoi se projekti i Teatrit është vjedhje.
Këtyre deklaratave Rama iu përgjigj se kundërshtarët nuk kanë më asnjë alibi, tashmë që projekti do të realizohet nga shteti. Kreu i qeverisë pati edhe një përgjigje për Presidentin Meta.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!