Basha takohet me studentet: Shpresa per ndryshim jeni ju

  • 4 years ago
Basha:Duhet patjetër ta lidhim universitetin me tregun e punës. Dhe rruga klasike është kjo e trajnimit, e praktikës; e praktikës gjatë procesit mësimor dhe e praktikës në fund të diplomimit, në fund të Bachelor-it apo në fund të Master-it. Por duhet të ndodhë në një mënyrë që t'i lidhë të tre komponentët kryesore të shoqërisë: botën akademike; universitetet, studentët, pedagogët; tregun, sipërmarrjen dhe qeverisjen, politikëbërësit.
Rritje e financimit parakusht; pa rritur e financimit asgjë nuk arrihet. Ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë, sepse mund të rrisësh financimin, por në qoftë se gjithçka kontrollohet me dorë të hekurt nga qendra, në qoftë se për gjithçka duhet marrë leje në Ministri të Arsimit, atëherë nuk jemi kurrkund.
Duhet të fitohet autonomia e universiteteve, e fakulteteve e katedrale dhe natyrisht kjo do të thotë edhe përgjegjësi, dhe për këtë edhe roli juaj si studentë është shumë i rëndësishëm; për transparencën, për cilësinë e mësimdhënies.
Futja e sistemit të trajnimit dual, me rritjen e praktikës dhe me praktikën në fund të studimeve.
Këto janë tre hapa konkretë, sigurisht plani është më i detajuar të cilat e sjellin arsimin e lartë shqiptar në parametra europianë.
Asnjë fëmijë shqiptari nuk duhet të privohet nga arsimi dhe nga arsimi me cilësi, për shkak të pamundësisë ekonomike të prindërve, kjo është e para.
E dyta mbaroi arsimi, tregu i punës. Dhe tregu i punës ka një problem shumë të madh, edhe aty futesh me mik, si në sektorin publik që as nuk diskutohet, por tani edhe në sektorin privat na është bërë kështu,po kjo është vdekja e ekonomisë.
Dhe ne sot vazhdojmë të mbetemi vendi rekord me Ballkan s'po flas për Europën, për financimin për të ulët të arsimit në tërësi dhe katastrofë të ulët sa i përket arsimit të lartë.
Se si mund të pretendojë një shoqëri, një komb të ecë përpara kur nuk investon tek truri i saj, tek e ardhmja e saj që është rinia studentore dhe rinia në tërësi, ky është një paradoks apo themi një dështim i përmasave gjigande.
Por edhe një herë ju them, me të vërtetë ju them që është një vend jo me mundësi të mëdha por nuk është i varfër, është vend i vjedhur jo i varfër. Patjetër t'i japim një hov, nuk mund të rrihet më kështu.

Recommended