Basha: 16 Marsi, proteste per ndryshim

  • 5 years ago
Akuzat për rrënimin e biznesit në Shqipëri si pasojë e keqqeverisjes dhe rritjes së taksave nga qeveria, Lulzim Basha i vijoi edhe gjatë një takimi që pati me përfaqësues të një biznesi fason, në vijim të turit të takimeve në Korçë.

?Sot kemi shtetin dhe qeverinë që sillet me shoqërinë njësoj siç sillet një prind i keq, një prind pijanec, bixhozxhi. Kemi një shtet dhe një qeveri që mendojnë si të pasurojnë veten në kurriz të shoqërisë. Ai në qiell me charter-a e në luks e në vila bunker, shqiptarët nuk paguajnë dot faturën e dritave, nuk paguajnë dot biletën e autobusit.?

Ndaj dhe ftesën për pjesëmarrje në protestën e së shtunës e adresoi edhe për punonjëset e kësaj ndërmarrje, ku ripërsëriti kërkesën për qeveri tranzitore.

?Zgjedhje të parakohshme ku të diktojë populli me votë dhe jo krimineli. Kjo beteje behet për ju. Kështu që, Niko, unë e di se e keni si rregull të punoni, të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën, por të shtunën e 16 Marsit dua të bësh një përjashtim, t?ua japësh pushim këtyre zonjave dhe unë dua t?ju bëj thirrje t?i bashkoheni protestës.?

Sipas Bashës alternativa e demokratëve për uljen e çmimit të naftës me 30 lekë/litër, atë të energjisë me 35% për industrinë që prodhon dhe vendosja e taksës së sheshtë 9%, do ta bëjë biznesin konkurrues, rrit pagat e hap vende pune.

Tv Klan

Recommended