Situata nga koronavirusi, flet gazetarja nga Kina

  • 4 years ago
Një virus i frikshëm ka tronditur botën, quhet koronavirus. Wuhan ishte qyteti ku u shfaq për herë të parë gjate muajit Dhjetor, virusi vdekjeprurës, i cili u përhap më pas në qytete të tjera të Kinës, por edhe në disa shtete. Koronavirusi është përhapur në rreth 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Kanadanë. Kina brenda 48 orëve ka ngritur ne Wuhan, spitalin ku do të ketë 1,000 shtretër. Në lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ?Historia ime?, në Tv Klan ishte gazetarja nga ?China Media Group?, Zhang Yan, e cila ka raportuar për situatën në Kinë.