Studenti shqiptar flet për Report Tv nga Kina: Situata është alarmante!

  • 4 years ago
Situata nga virusi nuk është alarmante vetëm në Kinë, por edhe në vende të tjera të botës për shkak nga frika e përhapjes, por edhe të njerëzve të shtetësive tjera që janë atje, mes tyre edhe shqiptarë. Në një intervistë nga Kina, provinca Guangdong, Sefer Vrana, student shqiptar rrëfeu gjendjen, ndërsa u shpreh se është mbyllur në shtëpi për shkak të frikës, pasi lëvizja është me risk të lartë. Epiqendra e virusit është provinca e Wuhan-it, ku sipas burimeve nga ministria e Jashtme kanë qenë katër studentë shqiptarë, por për momentin ndodhet vetëm një vajzë, e cila nuk është infektuar, teksa tre të tjerët janë larguar pak ditë më parë. Për virusin ka marrë masa edhe Shqipëria duke vendosur pajisje në aeroport për kontroll.

Intervista e plotë për Report Tv e studentit shqiptar në Kinë, Sefer Vrana
Sefer, si është situata në Kinë?
Unë ndodhem në provincën Guangdong, larg nga vatra e virusit, por si në cdo qytet tjetër është përhapur në disa vende pak dhe në disa shumë. Situata në Wuhan është kritike, pasi aty e ka pasur vatrën, është mbyllur qyteti. Ka pasur edhe disa raste në vende të tjera.

Recommended