Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ende pa koalicion - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse ishte paralajmëruar në javët e para të janarit, një koalicion mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duket gjithnjë e më i largët. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e pranon akuzën se i ka përcarë këto subjekte politike.KRESHNIK BEKTESHIDEPUTET I BDI, MINISTER I EKONOMISEAleanca për Shqiptarët gjithsesi mbetet optimiste për një bashkëpunim trepalësh që ka gjasa të finalizohet në fund të muajit janar. ARBEN TARAVARISEKRETAR I ALEANCES PER SHQIPTARETNdërsa Lëvizja BESA këmbëngul në kërkesën për një koalicion me Alternativën. Por kjo e fundit vijon ta kundërshtojë me argumentin se kërkon një formulë më të qartë për të cuar BDI-në në opozitë. ARIANIT HOXHASEKRETAR I PERGJITHSHEM I LEVIZJES BESAZërat se Tirana dhe Prishtina po ndikojnë për bashkimin e tre partive, ASH-së, Alternativës dhe Besës janë shtuar. Këto parti nuk kanë pranuar se bëhet fjalë për përfshirje direkte të autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës megjithatë e kanë pranuar mbështetjen e kësaj ideje nga politikanë dhe intelektualë të caktuar nga këto dy vende.