Shqiptarët në Maqedoninë e Zaev - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas zgjedhjeve politike të qershorit të këtij viti Zoran Zaev arriti një pakt me BDI-ne dhe Aleancën Shqiptarë, duke u shpallur kryeministër.
Kushti themelor që partitë shqiptare i vendosën Zaevit ishte zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe rritja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, e cila ishte një ndër pikat kryesore të marrëveshjes së Ohrit.
Më 4 Gusht të këtij viti, qeveria e Shkupit miratoi ligjin i cili përcakton si zyrtare gjuhën shqipe, kudo ku ajo flitet së paku nga 20% e qytetarëve në territorin përkatës. Pas debateve në Parlament me opozitën, ligji u miratua në Parlament. Por ende kanë mbetur pa votuar dispozitat ligjore.
Kjo konsiderohet një fitore e madhe e shqiptarëve në Maqedoni.
Një kthesë e marrë nga kryeministri Zaev, sa i takon raportit të institucioneve ligjzbatuese maqesonase me qytetarët shqiptarë, lidhet me rastin ?Kumanova?. Pak ditë më parë, Zaev deklaroi nga Prishtina, në konferencën e për shtyp me kryeministrit Ramush Haradinaj, se do të ketë një hetim ndërkombëtar me qëllim që të arrihet e vërteta.
Në fillim të Nëntorit, Gjykata e Shkupit dha vendime të rënda për 37 shqiptarët e akuzuar për përleshjet e armatosura në majt të vitit 2015. Qeveria e Nikola Gruevskit i konsderonte si ?terroristë?, të cilët kishin mbërritur në Maqedoni nga Kosova.
Ndërkohë, edhe për rastin ?Monstra?, Gjykata Supreme ka vendosur më 2 Dhjetor, rishqyrtimin e gjithë procesit. Gjashtë shqiptarë ishin akuzuar për vrasje të pesëfishtë më 12 prill të vitit 2012, në liqenin e Smillkovës, pranë Shkupit. Në fund të qershorit 2014, shqiptarët u dënuan me burg të përjetshëm e tashmë janë në arrest shtëpie.