SHBA: Mbështesim Maqedoninë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndihmës Sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me kreun e qeverisë Zoran Zaev. Hapja e negociatave në tetor me BE-në, lufta kundër terrorizmit dhe anëtarësimi i vendit në NATO, ishin në fokus të takimit.Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe të Sekretarit Pompeo personalisht. Ju dhe vendi keni shansin më të mire tani për të vazhduar rrugën drejt integrimit në BE. Ekonomia rritet dhe këtë e tregojnë shifrat, progresi është i vërtet.Diplomati amerikan kishte dhe një mesazh për opozitën në Shkup, duke theksuar se ajo duhet të jetë pjesë e procesit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe në hapjen e negociatave.Nga ana tjetër kryeministri Zaev u shpreh se tetori është një moment i cili nuk duhet humbur për hapjen e negociatave.Në tetor vendi ka shansin më të mirë për të hapur negociatat me BE-në. Tashmë 21 vende anëtare të NATO-s kane protokolluar anëtarësimin dhe deri në shtator, ose tetor maksimumi, do te kenë protokolluar të gjithë vendet anëtare të NATO-s.Fillip Riker pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Para vizitës në Shkup, Riker qëndroi në Athinë, ku pati takime me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dhendhias, me përfaqësues të tjerë qeveritarë, si dhe me ish-kryeministrin, Aleksis Cipras.