Rindizet konflikti Meta-mazhorance

  • 5 years ago
Konflikti i lënë pas krahëve për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit mes Presidencës dhe mazhorancës, është rindezur sërish. Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta vendosi t?i drejtohet Komisionit të Venecias për procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Klotilda Bushka njohu komisionin me 5 pyetjet drejtuar këtij institucioni.

Pa vonesë, edhe Presidenti njoftoi përmes zëdhënësit se do t?i drejtohej dhe ai Venecias lidhur me shkeljet e pretenduara kushtetuese të Kuvendit në procedurën e përzgjedhjes së 2 anëtarëve të Kushtetueses.

Anëtarët socialistë të Komisionit votuan për të shtuar si objekt të hetimit që do të zgjatet edhe për 4 muaj të tjerë dhe këtë çështje dhe vendosën të thërrasin edhe kreu i KED, Adrian Dvorani.

Por opozita votoi kundër. Presidenca i cilësoi veprimet e komisionit si solidaritet i shumicës për të marrë në mbrojtje përgjegjësitë penale të Dvorani. Zëdhënësi i kreut të shtetit thotë se kjo vërteton që krimet e Dvoranit janë kryer në bashkëpunim.

Tv Klan