Thellohet konflikti Rama-Meta

  • 6 years ago
"Presidenti Ilir Meta ka formuluar një letër refuzimi pa asnjë referencë kushtetuese apo ligjore". Këtyre akuzave të Kryeministrit Rama, se ka shkelur Kushtetutën në mosdekretimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Presidenti Ilir Meta nuk vonoi t?u përgjigjet, menjëherë pas kthimit nga vizita në Itali. Gjuha e zgjedhur e thellon çarjen e krijuar mes tyre dhe leximi i ndryshëm që i bëjnë Kushtetutës, vazhdon t?i mbajë në llogore të dy drejtuesit e lartë të shtetit.

"Por të gjithë amatorët, diletantët apo atyre që janë të njëanshëm, do t?i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit dhe se akt formal apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti".

Kryeministri dha shembuj në parlament se presidenti kishte gabuar në vendimin e tij. Por po me shembuj i përgjigjet edhe kreu i shtetit.