Spitalet dhe klinikat private - (6 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sëmundjet sa vijnë e shtohen, më të prekshmit fëmijët kërkojnë edhe kujdesin më të madh. Këto pamje i përkasin Urgjencës së spitalit Pediatrik Tiranë. Prindërit e ardhur edhe nga rrethet e Shqipërisë i drejtohen dyerve të këtij spitali për të vizituar fëmijët e tyre. Për ti shpëtuar kaosit dhe ecejakeve nëpër spitale, ata që jane mirë nga ana financiare ju drejtohen klinikave private. Pranë këtyre klinikave janë jo pak që janë abonuar për kujdesin mjeksor të fëmijëve. I qëndrojnë larg klinikave shtetërore për të shpëtuar nga mungesa e cilësisë mjeksore dhe ndoshta ndonjë epidemie që mund të hapet.

Në të gjithë Shqipërinë numërohen gjithsej 19 klinika private, ku pjesa më e madhe ndodhet në Tiranë dhe licensimi i tyre behet nga komision i posaçëm në ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa çmimi i një vizite në klinikë private kushton 7 mijë lekë të vjetra, nëse mjeku të vjean në shtëpi të shkon dyfishi. Megjithatë prindërit e kanë zgjidhur këtë problem të pagesës edhe duke kursyer për tu siguruar që shëndeti i fëmijëve të jetë i mirë.

Megjithëse një pjesë e prindërve e kanë zgjidhur këtë problem, pjesa tjetër që nuk ka mundësi financiare do vazhdojë të kurohet në klinikat shtetërore./tvklan.al