Shkarkime në prokurori, Dolores Velaj - (5 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva - Tv Klan 2000

Rrufe shkarkimesh në Prokurorinë e Tiranës. Ka nisur me largime e shkarkime puna në institucionin e akuzës së kryeqytetit për vitin 2000. Që sot me dekret të presidentit Mejdani, nuk do të jetë më Dolores Velaj në krye të kësaj prokurorie. Gjithashtu shkarkohet zv.prokurori Ylli Basha dhe prokurori Arben Vasili, ndërsa është pranuar dorëheqja e pokurorit tjetër të Tiranës Arjan Sulstafa.

Ka qenë vetë Kryeprokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi, i cili ja ka përcjellë kërkesën për largim të vartësve të tij presidentit Mejdani. Nuk ka pritur shumë presidenti i Republikës që sot në darkë të firmosë shkarimin e tyre. Mes Prokurorisë së Pergjithshme dhe asaj të Tiranës prej kohësh ekzistonin mosmarrëveshje, kulmi i të cilave u finalizua me shkarkimin e prokurorit të Tiranës Xhevat Hana, me urdhër të kryeprokurorit Rkipi. Motivacioni per keto shkarkime ne Tirane ishte paaftesi profesionale e treguar nga kjo prokurori per shume ceshtje hetimi.

Presidenti Mejdani ka emëruar prokurorin e ri të Tiranës Thoma Jano, ish-prokuror në Ersekë, më pas prokuror i thjeshtë në prokurorinë e Tiranës.
Shkarkimet e fundit në prokurorinë e Tiranës është konsideruar si vazhdim i luftës së spastrimit të rradhëve të prokurorëve nga të paaftët./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj