Vlorë bllokohen skafet - (24 Janar 2000)

RTV KLAN

by RTV KLAN

1 view
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Guardia di Finanza dhe rojet bregdetare të qytetit të Vlorës, nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura në kufirin bregdetar shqiptarë, kanë bërë bilancin e vitit 1999. Fundviti i Dhjetorit të kaluar solli mbytjen e një skafi me 59 veta në bordd, duke e çuar në 176 numrin e të mbyturve në kanalin e Otrantos. Por trafiku i klandestinëve duket se është penguar paksa nga Guardia di Finanza, duke bllokuar kështu në qytetin e Vlorës rreth 40 gomone e skafe të shpejtë. Sipas shifrave të dhëna nga Guardia di Finanza dhe nga policia e Vlorës, mendohet që dëmi i shkaktuar të kap shifra rreth një miliardë lireta. Gomonet e sekuestruara janë vendosur në përdorimin e forcave detare dhe policisë shqiptare./tvklan.al