Financimet e huaja ne fushatat zgjedhore

  • 5 years ago
Për të ndaluar financimet e huaja që mund të ndikojnë gjatë proceseve zgjedhore, socalistët kanë gati një project-rezolutë drejtuar Parlamentit.

Sipas Taulant Ballës, hartuesi i këtij dokumenti, këto ndërhyrje, kryesisht ato ruse që përbëjnë dhe një rast konkret që po hetohet nga prokuroria ku implikohet Partia Demokratike, duhet të parandalohen të kthehen në fenomen.

Ndërhyrjet e huaja gjatë proceseve zgjedhore, sipas Ballës, mund të shfaqet përmes financimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme, ndaj dhe në rezolutë është parashikuar dhe çështja e dezinformimit.

Tre javë më parë, edhe Parlamenti Europian miratoi një rezolutë mbi lajmet e rreme dhe ndërhyrjet e huaja elektorale.

Tv Klan