Ora News – Mjekësia e Gjuhët e Huaja në mësim, disa Fakultete vijojnë bojkotin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Universitetin e Mjekësisë ka rinisur mësimi. Studentët tregojnë se koha e protestës për ta përfundoi, ndërsa kolegët e tyre në Universitetin e Politeknikut, Fakultetin e Ekonomisë apo Histori Filologjisë vijojnë bojkotin.

Pas protestave në sheshe studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja iu rikthyen auditorëve.

Në klasa shihen pedagogët dhe studentët që kanë nisur procesin e mësimit rregullisht.

"Kemi filluar, kemi rreth një javë.Gjithmonë një ditë po, një ditë jo. Besojmë se protesta mjafton dhe jemi pro mësimit".

"Mësimi ka filluar që me datë 7, mësimet që janë bërë duhet ti studiojmë vetë".

Edhe Universiteti i Mjekësisë e ka nisur mësimin duke mos iu bashkuar studentëve të Ekonomikut e Juridikut që kanë vijuar bojkotin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mjekesia-e-gjuhet-e-huaja-ne-mesim-disa-fakultete-vijojne-bojkotin