Rama: Negociatat per shkak te probleme te BE

  • 5 years ago
Edi Rama përsëriti në studion e Opinionit në Tv Klan se dorëheqja për shkak të mos hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, nuk është një opsion sa kohë që ai si Kryeministër i ka bërë të gjitha detyrat e tij.
Nuk ka asnjë paralele me homologun e Maqedonisë së Veriut që do të çojë në pranverë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Përballë një paneli gazetarësh, Rama zbulon se çfarë foli me Kancelaren Merkel për 45 minuta gjatë të enjtes në një bisedë telefonike.
Edi Rama surprizon ku deklaron se do të padisë Kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinajn, lidhur me akuzat se ai, Thaçi dhe Vuçiç do të ndanin 10 miliardë Euro nëse ndahej Kosova.
Zbulon se brenda Nëntorit qeveria e tij do të ketë gati projektligjin që godet bandat e lidhura me krimin e organizuar.
Po ashtu tregon kush është hapi që do të hidhet për t?i dhënë fund prokurorëve dhe gjyqtarëve që i cilëson si grupi ?KÇK? (Kap ç?a të kapësh).
Rama tha se gjatë kësaj të premteje do të ketë një takim me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin. Tv Klan ka mësuar se takimi do të zhvillohet këtë pasdite në orën 17:00 në godinën qeveritare.