Ora News - Gjermania apel BE-së për negociatat: Më 15 tetor të mbajmë zotimet

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Gjermania paralajmëron se moshapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut rrezikon të shfrytëzohet aktorë si Rusia, Kina apo Turqia për të shtrirë ndikimin e tyre në rajon. Sipas kryediplomatit gjerman, Michael Roth, dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen.

Franca dhe vendet e tjera europiane javën e ardhshme duhet të heqin dorë nga skepticizmi për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane "Velt am Zontag", ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth, i bëri apel partnerëve të mos shkelin fjalën e dhënë.

Roth: "Më 15 tetor duhet të japim sinjalin e duhur duke i dhënë dritën jeshile hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona, dhe tani duhet t'i mbajmë."

Socialdemokrati gjerman thekson se përpos dëmit që do i sillte gjithë rajonit, refuzimi për të disatën herë mund të shfrytëzohej nga aktorë të huaj politikë.

Roth: "Një tjetër kthesë do rrezikonte seriozisht kredibilitetin e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakuum politik, atë do e mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme."
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gjermania-apel-be-se-negociatat-me-15-tetor-te-mbajme-zotimet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz