Ora News - Negociatat, Gjermania pa ‘qëndrim të prerë’, Merkel: Ka ‘kushte të caktuara’

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kancelarja Merkel ka bërë të ditur se Gjermania nuk ka ende një qëndrim të qartë mbi hapjen ose jo të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimin Evropian, por vlerëson se qëndrimi i Berlinit do të varet nga përmbushja e disa ?kushteve të caktuara? deri në mbledhjen e rradhës të Këshilit të BE-së.

Gjatë konferencës për mediat me Kryeministrin Edi Rama, shefja e ekzekutivit gjerman, ka vlerësuar arritjet e para të reformës në drejtësi, por shprehet se ky trend duhet të vijojë.

Merkel: Ka disa kushte të caktuara për hapjen e negociatave. Ne do ta formësojmë opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme duke parë nëse ka ende gjëra për t?u bërë dhe nëse ka progres të mjaftueshëm. Sigurisht që do të diskutojmë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Më lejoni ta them qartë se Shqipëria ka nisur një sërë reformash dhe ka patur progres. E kam fjalën për vettingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo fuqizon sistemin tuaj gjyqësor dhe ne e dimë që procesi po zgjatet edhe tek policia. Unë e inkurajoj Kryeministrin që të vazhdojë në këtë rrugë.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për Reformën në Drejtësi. Ai shtoi se Shqipëria shpreson të ketë mbështetjen e Berlinit në Qershor, ndërsa shpreh bindjen se vendi ynë nuk duhet të humbasë më kohë, pasi e ka fituar të drejtën për të hapur negociatat.

Rama: Shpresoj shumë të kemi mbështetjen e Gjermanisë dhe të Kancelares në qershor. Ka shumë reforma, shumë sfida dhe shumë sakrifica që na presin në mënyrë që një ditë të bëhemi anëtarë me meritë të Bashkimit Evropian. Unë erdha këtu që t?i shpreh Kancelares bindjen time se Shqipëria nuk duhet të humbasë më shumë kohë në pritje të hapjes së negociatave, pasi ne e kemi fituar këtë proces.?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundon-takimi-rama-merkel-gjermania-jep-lajmin-e-mire