Ora News - Negociatat, pa datë dhe me 15 kushte

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm ka prezantuar Zef Mazin i cili do të kryesojë grupin negociator me Brukselin për vijimin e negociatave. Fjalët e mira dhe të ndërsjellta nuk munguan mes Ramës dhe Mazit, madje ai u shpreh se qeveria e tij do të jetë në urdhërat e kryenegociatorit.

''Mishëron traditën më të mirë të diplomacisë shqiptare, as majtas as djathtas po drejt. Duhet ta bëj shumë të qartë, grupi negociatior ka një pushtet me një rëndësi të madhe jo vetëm influencues por edhe urdhërues, mbi qeverinë dhe mbi institucionet.''

Zef Mazi e di që rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të jetë e vështirë, por në komunikimin e parë me gazetarët u tregua i gatshëm për të bashkëpunuar jo vetëm me qeverinë, por edhe Metën e Bashën.

''Opozita është po ashtu një nga faktorët kryesorë me të cilën unë do bisedoj. Me Presidentin e Republikës unë njihem, dhe unë do të mbaj kontakte me të. Mund të bëhet nesër, mund të bëhet ditën e hënë, në varësi të orarit që ka Presidenti.''

Edhe pse ka qënë BE, e cila ka kërkuar që Reforma Zgjedhore të bëhet me përfshirjen e PD, Edi Rama e cilëson si një nder të bërë nga mazhoranca ndaj opozitës së bashkuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/negociatat-pa-date-dhe-me-15-kushte

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv