Balla: Vendimi i Bundestagut, historik

  • 5 years ago
Mazhoranca e quan historik votimin e rezolutës pro hapjes se negociatave për Shqipërinë në Bundestagun gjerman. Taulant Balla, në një intervistë për Televizionin Klan, kërkon që ato që gjerësisht po vlerësohen si 9 kushte të Gjermanisë për vendin tonë të shihen qartë si rekomandime. Pjesa më e madhe e të cilave, sipas tij, janë pjesë e Reformës në Drejtësi, që janë në proces përmbyllje.
Balla është optimist se vendimi i 18 Tetorit do të jetë pozitiv, pasi sipas tij, Gjermania që ka një peshë kyçe në Union dhe që ka procedurën më të ndërlikuar vendimmarrëse, e tha fjalën e saj.
Balla shmang të japë një koment kur pyetet për rezolutën gjermane për Maqedoninë e Veriut, të cilës nuk iu vendos asnjë kusht. Por thotë se Shqipëria është gati për hapjen e kapitujve të parë që kërkohen për anëtarësimin, sepse prej vitit të shkuar ka nisur procesin screening, hap që në rastet e vendeve të tjera aspirante, është hedhur vetëm pasi Këshilli Europian ka votuar pro hapjes së negociatave.