Ora News – Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi me 21 janar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Verdikti përfundimtar i gjykatës për padinë për shpifje mes Lulzim Bashës dhe deputetit Taulant Balla do të jepet në 21 janar. Gjyqtari, Gert Hoxha, pasi dëgjoi palët në konkluzionet përfundimtare vendosi ta shtyjë vendimin për një javë. Balla kërkoi dënimin e Bashës, ndërsa avokatët e kreut të PD dhe prokurori çështjes kërkuan pushimin e padisë.

Gjykata e Tiranës do të shpallë më 21 janar vendimin për padinë mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Padia është dorëzuar pak muaj me parë nga Balla në Gjykatën e Tiranës pas deklarimeve të bëra nga kryedemokrati, i cili e akuzonte Ballën se kishte lidhje me sasinë e parave që u kapën në portin e Durrësit.

Në konkluzionet përfundimtare, avokati i Ballës kërkoi dënimin e Bashës, për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht.

Por ndërkohe të kundërtën pretenduan avokatët e Bashës, të cilët kërkuan pushimin e çështjes. Të njëjtën gjë kërkoi edhe prokurori i çështjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundon-gjyqi-balla-basha-pritet-vendimi

Category

📺
TV

Recommended