Report TV - Kushtetuesja në shtator, a mund ta bllokojë Meta?

  • 5 years ago
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procedurën për lejimin e kandidatëve që do të plotësojnë vakancat në Gjykatën Kushtetuese, të cilat kanë sjellë bllokimin e saj, duke lejuar të vazhdojnë garën vetëm 6 kandidatë për 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Por, kandidatët e paktë që kanë arritur të plotësojnë kushtet dhe kriteret dhe të kalojnë në sitën e KED kanë sjellë shumë pikëpyetje nëse do të arrihet të ngrihet Gjykata Kushtetuese në shtator, ashtu siç ka paralajmëruar pak ditë më parë Zëri i Amerikës dhe mazhoranca nëse për këtë mund të bëhet pengesë Presidenti Meta.

Por le t?i marrim faktet me radhë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lejuar për të vijuar garën gjatë këtyre ditëve për 16 kandidatura, të cilët kanë shprehur interesin në katër vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, dy të shpallura nga Presidenti dhe dy të shpallura nga Kuvendi, sipas radhës, ashtu siç përcaktohet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Konkretisht, vendet vakante në Kushtetuese janë shpallur me 7 shkurt 2018 nga Presidenti, 12 shkurt 2018 nga Kuvendi dhe 4 mars 2018, një nga Presidenti dhe një nga Kuvendi. Por, 16 kandidaturat e lejuara për të vijuar garën, në të vërtetë janë vetëm 6 kandidatë, pasi disa prej tyre kanë konkurruar në të gjitha shpalljet për vende vakante.