Report TV -Kushtetuesja drejt funksionimit me 5 anëtarë, dosjet që mund të shqyrtohen

  • 5 years ago
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, pas 18 muajsh bllokimi për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, është në prag të funksionimit të plotë, duke përmbushur kësisoj edhe një nga kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave, por duke rrëzuar në të njëjtën kohë edhe argumentin kryesor të kundërshtarëve të deklaruar të reformës në drejtësi. Vendimi i sotëm i Kuvendit për të emëruar dy anëtarët e radhës së Gjykatës Kushtetuese, sipas një liste të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e çon në 5 numrin e anëtarëve të Kushtetueses, nga 9 që duhet të ketë në total sipas ligjit. Pesë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Duhet të plotësohen edhe 3 vende vakante si dhe të zëvendësohet anëtarja Vitore Tusha, e vetmja që kaloi Vetingun, por që i ka mbaruar mandati.