Report TV - Meta: Zgjedhjet janë më 13 tetor, dekretin tim e gjykon vetëm Kushtetuesja

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta këmbënguli se zgjedhjet vendore do të mbahen më 13 tetor dhe se më 30 qershor u bënë vetëm votime socialiste. Gjatë konferencës për shtyp pas procesit të 30 qershorit, kreu i shtetit tha se dekretin e tij të fundit që caktoi datën 13 tetor për zgjedhjet vendore, nuk mund ta gjykojë Kolegji Zgjedhor, por vetëm Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk është funksionale dhe pritet të krijohet në fund të korrikut.