Report TV -Lëvizja Vetëvendosja feston krijimin e saj në Tiranë

  • 5 years ago
Të ftuar të shumtë nga Kosova por edhe mbështëtës nga Shqipëria kanë festuar nën ritmet e tingujve të muzikës inagurimin zyrtar të kësaj Lëvizje .

Për Report TV Boiken Abazi drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë tregon arsyen e kësaj feste si dhe se ky aktivitet vjen pas protestës të mbajtur pak javë më parë nga mbështetësite kësaj Lëvizje kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçic dhe Mirolad Dodik .

?Po jemi mbledhur për të festuar themelimin si dhe nisjen e aktiviteteve të qëndrës Lëvizja Vetëvendosja në Shqipëri që është rregjistruar muajin e kaluar . Inagurimi ynë ishte në aksionin tonë të parë publik që u mbajt kundër ardhjes së Vuçiç dhe Dodikut në Republikën të Shqipërisë që ne i shpallëm persona ?non grata? megjithatë menduam se hera herës kemi nevojë për një shplodhje pak më festive , kështu që vendosëm të mblidhemi këtu sot ku kemi ftuar të gjithë njerzit që na kanë ndihmuar në të kaluarën?, shprehet Boiken Abazi.

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizoi aktivitetin e saj në Shqipëri pas pranimit të kërkesës së dorëzuar në Gjykata e Tiranës më datë 11 mars .