Report TV - Violinisti Tedi Papavrami feston datëlindjen me 3 sonatat e Beethoven në Tiranë

  • 5 years ago
Sonatat e Beethoven rikthyen virtuozin e violinës Tedi Papavramin para publikut shqiptar në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse. Së bashku me pianistin François-Frédéric Guy dy artistët përreth dy orë mbyllën sezonin artistik të Festivalit ?Different Trains? me tre sonata të Beethoven, të dytën, të shtatën edhe të dhjetën.

Dëshira e Tedit ishte që nëpërmjet lojës së tij, të sillte për publikun shqiptar gjendjet e ndryshme emocionale, që ka eksploruar kompozitori i njohur nëpërmjet këtyre sonatave. Në sonatën e dytë, e cila vjen tek publiku sa në mënyrë lojcake, klasike,nuk mungon as dhembshuria.

Ndërsa, sonata e shtatë, ndonëse ka në qendër pasionin, aq sa rrëmben publikun, nëpërmjet lojës së Papavramit, arrin përtej dhimbjes njerëzore. Sikundër thotë edhe Papavrami është një lloj gëzimi i brendshëm i vazhdueshëm, dehës edhe fëminor. E kur të gjitha këto gjendje emocionale përcillen tek publiku më së miri, edhe për Tedi Papavramin (1971) datëlindja në skenë, është ndër më të bukurat, që ka kaluar në jetën e tij

?Ndihem mirë, sepse sigurisht që koncerti të përqendron, por sigurisht që është gjëja më e mirë, për një datëlindje, që ta kalosh kështu, për mendimin tim?, shprehet Papavrami.

Sonata e dhjetë, sonata që është shkruar nga kompozitori në momentet më të vështira të jetës së tij, kur ai kishte humbur tërësisht dëgjimin ishte edhe më e vështira për Tedin, sepse pavarësisht se është mahnitëse për mesazhin edhe forcën, që kjo sonatë përcjellë, është e ndërlikuar për t?u interpretuar nga të dhjetat, por edhe më e vështira për t?u perceptuar nga publiku

Category

📺
TV

Recommended