Report TV - Rinas, në një muaj 62 të proceduar penalisht, 207 u ndalohet levizja në Shengen

  • 6 years ago
Janë godititur të paktën 66 raste të paligjshmërisë dhe 52 shtetas janë proceduar penalisht vetëm gjatë muajit nëntor në kuadër te parandalimit dhe angazhimit të policisë për përbalilllimin e fluksit të udhëtarëve në pikën kufitare të Rinasit.

Teksas bën bilancin e muajit nëntor Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë ka njoftuar se është hartuar një plan masash të detajuar për muajin Dhejtor 2018 me qëllim përballimin e fluksit në hyrje- dalje në aeroportin e Rinasit, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e tjera ligjzbatuese.

Në njoftimin e saj policia bën të ditur se përgjatë muajit nëntor nga policia kufitare janëkapur dhe 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve.

Gjithashtu mësohet se janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorim të dokumentave të falsifikuara.

Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 207 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen.

Po gjatë muajit Nëntor nga Policia Kufitare janë bëhet e ditur se është proceduar penalisht 1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi.

Sipas një bilanci të bërë për muajin e kaluar kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet aeroportit të Rinasit 203694 shtetas shqiptarë dhe të huaj.