Arrestohet ne palester i kerkuari per vrasje ne Gjermani

  • 5 years ago
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar në kryeqytet një të kërkuar në Gjermani për ?vrasje me dashje?.

Në kuadër të operacionit ?Fitness?, u vu në pranga në një palestër 23-vjeçari Shkelqim Kastrati, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen ? Schwenningen, me datë 15 Dhjetor 2017, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale ?Vrasje me dashje?, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23-vjeçari u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë i 38-vjeçarit A.S, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën  e ?Durrësit?,  Policia gjeti një armë zjarri SIG-SAUER dhe 7 paketime me lëndë narkotike ?Canabis Sativass?.

Njëkohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll. i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qira prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati. /tvklan.al