Ora News - Kërkohej në Itali për vrasje, arrestohet në Tiranë 24-vjeçari

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 24 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për vrasje është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

I arrestuari është shtetasi me inciale D. R, banues në Tiranë.

"Gjykata e Torinos në Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë ?Arrest me burg? për veprat penale ?Vrasje? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak?, parashikuar nga nenet 110, 575 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg" sqaron policia.

Policia e kryeqytetit arrestoi gjithashtu shtetasin V. Gj., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për penale ?Mashtrim Kredi?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kerkohej-ne-itali-vrasje-arrestohet-ne-tirane-24-vjecari

Recommended