Kushti i panegociueshëm i Bashes

  • 5 years ago
Nga Vau i Dejës, ku u takua me struktura lokale të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kujtoi kundërshtarit të tij politik kushtin e panegociueshëm për krijimin e një qeverie tranzitore, që do të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

?Nuk ka njeri që nuk e pranon se ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, qofshin këta miq tanë ndërkombëtarë, qofshin këta miq tanë politikë. Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Data është e rëndësishme, por ka diçka tjetër shumë të më të rëndësishme sesa data, kushtet për zgjedhje të parakohshme. Nuk do të lejojmë më një 2017 të dytë. Nuk do të lejojmë, e nuk do të pranojmë standarde zgjedhore afrikane për shqiptarët?.

Maxhorancës, e cila është e vendosur për të shkuar në zgjedhjet vendore, i kujtoi pamundësimin e tyre në 30 Qershor.

?Edhe një gjë ta keni fare të qartë: zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur. Zgjedhje të diktuara nga krimi nuk do të ketë në asnjë cep të Shqipërisë, aq më pak në Vaun e Dejës?.

Basha i ftoi demokratët e veriut që në 11 Maj t?i bashkohen protestës kombëtare përpara Kryeministrisë.

Tv Klan