Kanabisi, matematika e Bashës: 1 hektar x 5 = 950 hektarë

  • 5 years ago
Që kur shpalli se 7 X 7 bëjnë 42, të gjithë e kuptuan se Lulzim Basha nuk është i fortë në matematikë. Por këtë herë Basha ia ka kaluar edhe vetvetes, duke llogaritur se 1 X 5 bëjnë 950. Llogaritja surreale e liderit të opozitës u paraqit dy ditë më parë në një konferencë shtypi, ku asnjë nga gazetarët e pranishëm nuk ia vuri në dukje. Duke komentuar me entusiazëm përmbajtjen e reportazhit ?Narcotica? të transmetuar nga Rai Tre, Basha rrëshkiti edhe një herë në grackën e numrave, në të cilën, me thënë të drejtën, kishte rrëshkitur para tij edhe gazetari italian, autori i investigimit. Ja se çfarë deklaroi Luli para gazetarëve: ?Jemi të tronditur nga dëshmitë nga Italia të Rai 3 për drogën. Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se: Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar?.

Territori i Shqipërisë është 2 milionë e 874 mijë hektarë, kështu që një e treta e sipërfaqes, e cila, sipas Bashës, është e mbjellë sot me kanabis del 950 hektarë. Sa për të patur një ide të asaj që thotë, rekordi i mbjelljeve të matura nëpërmjet kontrolleve ajrore të Guardia di Finanza-s ka qenë në vitin 2013 (kur ishin pikërisht Berisha dhe Basha në pushtet), me 323 hektarë të mbuluar me kanabis (319 prej të cilëve vetëm në Lazarat). Në vitin 2016, hektarët e mbjellë me drogë ishin 213 dhe në vitin 2017 vetëm 2.

Por, sikurse e pamë, Basha shton edhe një të dhënë tjetër, gjithnjë të nxjerrë nga dokumentari: ?Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar?tha. Në vitin 2018, Guardia di Finanza, nëpërmjet fluturimeve të avionëve të saj, fotografoi më pak se një hektar të mbjellë me kanabis në të gjithë Shqipërinë. Pra, nëse do të ishte e vërtetë ajo që thotë Basha, që sasia e kanabisit sot është pesë herë më e madhe se në vitin 2018, kjo do të thotë se hektarët me kanabis këtë vit janë 5, pasi 1 X 5 bëjnë 5 dhe jo 950, siç pretendon lideri i PD-së.