Propozimet e Bashës për krizën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryedemokrati Lulzim Basha doli këtë të martë me pesë pika që sipas tij duhet të aplikohen për të dalë nga kriza. Lideri i opozitës propozoi që sistemi shëndetësor të përgatitet dhe mbështetet duke kryer 2.500 testime në ditë për koronavirusin; duke siguruar rimbursim të plotë për mjekimin ambulator; duke siguruar pajisjet mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor si edhe një bonus 1000 euro për çdo mjek e 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm. Basha propozoi edhe mbështetje ekonomike për ata që kanë humbur vendin e punës. ?Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh. Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.? Një nga propozimet e Lulzim Bashës ishte edhe që të dyfishohet ndihma ekonomike, për çdo pensionist të akordohet një çek mujor prej 2 mijë lekësh të rinj për 6 muajt e ardhshëm dhe një çek prej 1000 eurosh për çdo biznes të vogël aktiv.Gjithashtu, Basha kërkoi që për fëmijët dhe mësuesit në shkolla të ketë më shumë kushte, duke garantuar ujë e dezinfektantë. Po ashtu, sipas tij, duhet të kryhet testimi periodik i mësuesve dhe të investohet në teknologji për të mundësuar mësimin online kur të jetë e nevojshme. Kreu i opozitës shtoi se për të zgjidhur krizën duhet edhe një subvencionim 50% i qirasë për ambientet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës.

Category

📺
TV

Recommended