'Shqipja gjuhë e dytë'/ ARRSH heq tabelat dhe bën kallëzim penal për Bashkinë e Finiqit

  • 5 years ago
Dy ditë më parë në Bashkinë Finiq rrugët janë mbushur me tabela në dy gjuhë greqisht dhe shqip. Por ajo që ka sjellë reagime të forta si nga qytetarët por edhe nga politika është se gjuha e parë në këto tabela është përdorur greqishtja ndërsa shqipja është vendosur si gjyhë dytësore. Këto tabela, shumica prej tyre u shkatërruan që ditën e parë që u vendosën, megjithatë Bashkia e Finiqit i vendosi sërish.

Së fundmi për heqjen e këtyre tabelave ka reaguar edhe shteti shqiptar, ku ARRSH dhe policia organizuan një aksion gjatë natës për heqjen përfundimtare të këtyre tabelave që shqipen e konsiderojnë gjuhë të dytë në Finiq. Ky veprim është kundërshtuar nga banorët që i përkasin pakicës greke, por sipas ligjit vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë burime zyrtare nga ARRSH kanë deklaruar për Report Tv se ARRSH ka ndërhyrë për heqjen e tabelave në rrugën nacionale pasi ato tabela ishin jashtë kushteve teknike dhe përbënin rrezik për përdoruesit e rrugës. Ai shprehet se gjatë këtij aksioni janë kundërshtuar nga punonjësit e policisë bashkiake të Finiqit. Aksioni është përfunduar në të gjithë aksin Qafë Muzinë Ura e Gajdarit dhe Krane- Qafë Botë. Në lidhje me kundërshtimin që ARRSH hasi nga policia bashkiake është depozituar edhe një kallëzim penal për Bashkinë e Finiqit.