Report TV - Shqipja gjuhë e parë! Rivendosen tabelat në bashkinë e Finiqit

  • 5 years ago
Sot në bashkinë e Finiqit dhe aksin Gjirokastër -Sarandë janë rivendosur tabelat rrugore, pas heqjes pak ditë më parë të atyre që vendosi bashkia. Tabelat e sotme janë rivendosur me gjuhë të parë shqipen dhe të dytë greqishten, ndërsa e pranishme ishte edhe drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato.

"Kemi ardhur bashkë me deputetin e zonës për të dëshmuar që brenda një periudhe të shkurtër ka filluar vendosja e tabelave të reja në aksin Gjirokastër-Sarandë, tashmë tabelat po zëvendësohen dhe i plotësojnë standardet e kodit rrugor të Shqipërisë dhe specifikimet për rrugët nacionale ku ka zona të minoritetit. Ne do të vijojmë nga puna, janë 33 pika ku do të vendosen tabelat sipas specifikimeve dhe uroj që deri të enjten të ketë përfunduar procesi sipas standardeve. Heqja e tabelave të mëparshme i shërbente kryesisht sigurisë rrugore" deklaroi Qato.

Ndërsa deputeti minoritar i PS, Andrea Marto u shpreh se pas keqkuptimit situata është qartësuar prëfundimisht. "Si rezultat i moskordinimit të bashkisë me ARRSH-në u krijua një keqkuptim dhe situata të pakëndshme. Por u informua qeveria dhe u morën masat, vendosja e tabelave në kohë rekord. Heqja e tabelave për disa komentohet për mënyrën dhe orën nuk kishte shkaqet të tjera përveç atyre teknike. Uroj që gjendja të kalojë në normalitet".