Kreu i ARRSH: Kush i rivendos tabelat në rrugë do ndiqet penalisht

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo qytetar apo subjekt biznesi që shkel Kodin Rrugor duke vendosur tabela apo objekte që cënojnë sigurinë rrugore do të ndiqet penalisht. Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishte në segmentin Shkozet-Plepa ku ndoqi nga afër punën që po bëhet nga ARRSH dhe IKMT për pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare.
?Po vazhdojmë aksionin për pastrimin e rrugëve kombëtare nga të gjitha tabelat, reklamat, mjetet informuese, kioskat dhe çka është shpallur që në fillim me planin e punës. Po mbarojmë aksin Tiranë-Durrës dhe Shkozet-Plepa. Dua tu bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes që operojnë në të gjitha akset kombëtare?, paralajmëroi Qendro.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kreu-i-arrsh-kush-i-rivendos-tabelat-ne-rruge-do-ndiqet-penalisht/