Mbyllet gurorja e fundit ne Kruje

  • 5 years ago
Prishja e kësaj furre gëlqerore në fshatin Zgerdhesh, përmbylli aksionin e Ministrisë së Mjedisit në Malin e Krujës. Për këdo qe do të tentojë sërish të ushtrojë këtë aktivitet të paligjshëm, do të përballet me penalitete. Nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimet edhe inspektorët që nuk raportojnë shkeljet në terren.

?Që nga sot ne do te kemi një kontroll të rreptë në territor, masat janë masa penale, përsa i përket kundravajtjes,  megjithatë inspektorët do të mbajnë përgjegjësi penale nëse do të ketë një gropë gëlqerore në këtë zonë".

Firmat e guroreve që përmbushin kriteret do të spostohen në një zonë tjetër.

12 gurore dhe 26 furra gëlqerore janë prishur në zonën e Krujës, ndërsa ky aksion pritet të shtrihet në të gjithë vendin.

Tv Klan