Ora News – Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Kushtet në komisariate, çnjerëzore

  • 5 years ago
#oranews #komitetishqiptarhelsinkit

Ambientet e Komisariateve, kryesisht në Tiranë, janë të mbipopulluar dhe me kushte çnjerëzore për të mbajtur të ndaluarit apo të arrestuarit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin se ambientet e paraburgimit janë të pa ajrosur si dhe kanë mungesa higjeno-sanitare. Gjithashtu konstatohet se shumë ankesa të ndaluarve për shkak të trajtimit në komisariate nuk hetohen nga Prokuroria.

Kushtet në komisariatet për të ndaluarit dhe të arrestuarit janë jashtë çdo standardi. Në raportin e publikuar të Komitetit Shqiptar të Helsinkit konstatohet se në rastin e protestuesve për Rrugën e Kombit, në Komisariatin nr.3 në Tiranë dhomat ishin të mbipopulluara ndërsa në komisariate të tjera në Tiranë si dhe në Shkodër dhomat janë pa ajrim dhe me mungesa krevatesh.

Erida Skëndaj, Drejtore e KSHH: Kushtet fizike janë kushtet e një trajtimi çnjerëzor dhe degradues. Kur kemi parë persona të ndaluar dhe të arrestuar që flinin në tokë me dyshek, jashtë kushteve higjienike. Jetonin në dhoma ku kishte mungesë ajrimi.

Në disa prej institucioneve të Policisë së Shtetit nuk ka ambiente të përshtatshme për të miturit që ndalohen nga Policia për vepra të ndryshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/komiteti-shqiptar-i-helsinkit-kushtet-ne-komisariate-cnjerezore

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz