Ora News – Komiteti Shqiptar i Helsinkit ankimon në Kushtetuese “dekriminalizimin”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për dekriminalizimin është ankimuar për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese. Kësaj here është Komiteti Shqiptar i Helsinkit i cili akimon disa pika të këtij ligji, të cilat i kosideron si antikushtetuese. Bëhet fjalë për kufizimin e votës për personat e dënuar me vendim te formës së prerë për disa vepra penale, të cilat nuk kanë të drejtë të votojnë bëhet fjalë për persona që janë të dënuar për rreth 86 vepra që përbejne afro 30% të dënimeve.
Ligji për dekriminalizimin goditet për here të dytë në Gjykatën Kushtetuese.
Pas avokatit të Elvis Roshit, Theodhori Sollaku, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka ankimuar disa pika të këtij ligji, të cilat i cilëson si antikushtetuese dhe bëhet fjalë për pikën 4 të nenit 2 të ligjit.
Sipas këtij neni, personat të cilët janë dënuar me burgim, me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për veprat penale të përcaktuara në këtë nen, nuk kanë të drejtën të votojnë dhe të zgjedhin me votim të drejtpërdrejtë kandidatët për deputetë në Kuvend apo në organet e qeverisjes vendore.
Në kërkesën dërguar në gjykatë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se pasi është njohur me përmbajtjen e ligjit ka vërejtur me shqetësim ndërhyrjen në të drejtën e votës dhe shtrirjen e kufizimit të kësaj të drejte.
Nisur nga ky shqetësim, thuhet ne kërkesë KShH-së analizoi me kujdes përmbajtjen e ligjit, lidhur me kufizimin e të drejtës së votës, nëse ky kufizim është në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtjat e Njeriut si dhe me jurisprudencat përkatëse të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komiteti-shqiptar-i-helsinkit-ankimon-ne-kushtetuese-dekriminalizimin/

Recommended