Bizneset e shohin si mundësinë e fundit aplikimin për kredi sovrane për të përballuar krizën financiare, që ka shkaktuar koronavirusi.
Në një anketë të kryer nga Këshilli i Investimeve, vërehet se 34% e bizneseve në vend parashikojnë të përdorin kursimet, ndërsa 32% e tyre, do të shkurtojne vendet e punës.
Pano Soko, ekspert ekonomie: ''Duke marrë parasysh faktin që kompanitë shqiptare nuk është se kanë shumë kursime, dhe kjo përbën atë që quan brishtësinë e ekonomisë sonë, besoj se goditja kryesore do vijë të reduktimi i kostove. Reduktimi i kostove, ku pjesën e luanit e zë stafi. Ka pasur raste pafund të refuzimit të kredive sovrane, edhe sot që flasim. Të grantit të parë po themi atë që kishte për synim pagat, Granti i dytë s'ka filluar akoma.''
136,000 të papunë janë regjistruar për periudhën mars-maj sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ndërsa ekspertët vlerësojnë se fokusi i qeverisë duhet të zhvendoset në këtë problematikë.