Shoku i ish-policit, dyshohet se e nxori në pritë Arben Bilalin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Katër ditë pas ekzekutimit të ish punonjësit të policisë, Arben Bilali, hetuesit e çështjes nuk kanë ende një autor të dyshuar, ndërsa hetimet kanë nisur për shokun e tij, i cili dyshohet ta ketë nxjerrë atë në pritë. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë për Vizion Plus se janë duke u verifikuar lëvizjet, si dhe disa biseda telefonike të mikut të Bilalit, i cili është personi i fundit që është takuar me 50-vjeçarin. Pas ngjarjes ai u mor në pyetje por dëshmia e tij nuk i dha ndihmë uniformave blu për të hedhur dritë mbi atentatorët. Arben Bilali u qëllua me breshëri plumbash pranë banesës, menjëherë sapo zbriti nga makina e mikut të tij, me të cilin ishte takuar për të konsumuar kafe. Daljet e rralla që Bilali bënte jashtë banese kanë ngritur dyshimet që ai mund të jetë nxjerrë në pritë. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 30 Janarit në zonën e Selitës, në kryeqytet. Dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për shkak të hasmërisë. Vite më parë, Arben Bilalit i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujari në vitin 1997 dhe Leonardi në 2010-ën. Ndërsa 9 vjet më parë, pre e atentatit ra edhe Arben Bilali, ku mbeti i plagosur.