Adjola Lakra, e dashura që nxori në pritë Hekuran Billën për tu ekzekutuar në zonën e Komunës së Parisit te Kristali, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës ku është vendosur masa 'arrest me burg' deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen. Lakra tha se nuk ka asnjë lidhje me atentatin dhe ka mohuar të ketë marrë para nga Viktor Marku dhe ish i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.
Category
📺
TV