• 4 years ago
Adjola Lakra, e dashura që nxori në pritë Hekuran Billën për tu ekzekutuar në zonën e Komunës së Parisit te Kristali, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës ku është vendosur masa 'arrest me burg' deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen. Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Lazer Sallaku, ndërsa vetë Lakra ka ndryshuar dëshminë e saj duke thënë para gjykatës se nuk ka asnjë lidhje me atentatin dhe ka mohuar të ketë marrë para nga Viktor Marku dhe ish i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të Adjola Lakrës në prokurorinë e Tiranës ku thotë se me Sebastina Malin kanë qenë të lidhur, ndërsa me Billën është njohur pas një ftese që ai i kishte bërë në Instagram

?Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftes në Instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte?, tha Lakra.

Adjola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për ta nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor. Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin. Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.

Category

📺
TV

Recommended