Ora News – Projektligji shqiptar për plagjiaturat kopjohet nga Kodi Europian

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Projektligji shqiptar për plagjiaturat është kopjuar nga Kodi Europian kundër Kopjimit. 13 nene të këtij projektligji kanë më shumë se 50 për qind të fjalive ose fjalëve të përdorura në mënyrë identike.

Pas një sërë publikimesh për plagjiaturat edhe të zyrtarëve të lartë të shtetit, ministrave apo edhe zëvendësministrave, vëmendja u rikthye të ligji për këto shkelje.

Javën e shkuar, Ora News transmetoi gjobat për vjedhjet e punimeve shkencore për pedagogët, të cilat shkonin deri në 3 milionë lekë.

Por, çfarë ndodh aktualisht me projektligjin e plagjiaturave?

Qeveria ka hartuar një draft?Për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor?, i cili parashikon luftimin dhe parandalimin e vjedhjeve në punimet shkencore.

Por ky projektligj në vetëvete është plagjiaturë, pasi pjesa më e madhe e neneve është kopjuar nga ?Kodi Europian i Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor?.

Përkatësisht nga neni 8 deri te neni 21, projektligji përmban plagjiatura pasi më shumë se 50 për qind e fjalive ose fjalëve të përdorura janë identike në renditje dhe përdorim.

Kështu, kopjim ka në pikat kryesore në të cilat flitet për parimet e kërkimit shkencor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/projektligji-shqiptar-plagjiaturat-kopjohet-nga-kodi-europian