Ora News – Rrugëtimi i shtetit të pavarur shqiptar nga krijimi drejt integrimit europian

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rrugëtimi i shtetit të pavarur shqiptar nga krijimi drejt integrimit europian ishte në fokusin e konferencës shkencore organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike.

Rektori Marenglen Verli në një intervistë për Ora News foli rreth marrëdhënieve të shqiptarëve të Kosovës me shtetin am, kontributin e tyre në shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar.

Verli: Po të piketonim me radhë hapat e kësaj periudhe 105 vjecare shqitparët e Kosovës do ti gjenim bashkë në ngjarjet që vazhduan pas shaplljes së pavarësisë në Vlorë. Veçanërisht pas vitit 1990, ngjarjet e 99, të 2008 dëshmojnë se shqiptarët e Kosovës pavarësisht nga rrjedhat politike mbeten pjesë e kombit shqiptar me aspiratën e madhe për të qenë bashkë në ecurinë e tyre brenda kuardrit të BE sic janë rjedhat e sotme të politikës botërore.

Sa i përket pranimit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar ai tha se ky fakt duhet të pranohet edhe nga pala serbe.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rrugetimi-i-shtetit-te-pavarur-shqiptar-nga-krijimi-drejt-integrimit-europian