Rama inspekton konviktet e studentëve

  • 6 years ago
Kjo fundjavë e gjeti kreun e qeverisë në terren ku inspektoi nga afër punimet për konviktet e Inxhinierisë të Ndërtimit, një kërkesë kjo e artikuluar së fundmi nga studentët.

Rikonstruksioni i tyre u mundësua falë marrëveshjes me qeverinë gjermane dhe gjithçka për  1080 studentët do të jetë gati me nisjen e pranverës.

Ndërhyrjet në godina kanë nisur nga struktura e tyre, për të vijuar me dhomat që kanë kushte bashkëkohore, banjo në çdo kat banimi, sistem me ngrohje qëndrore dhe ujë 24 orë në ditë.

Ndërsa nga Qyteti Studenti  ku do të rindërtohen 9 godina, kryeministri Rama premtoi se qeveria do t?i japë zgjidhje brenda këtij mandati problemeve me strehimin për studentët.

Ndërkaq Bashkia e Tiranës do të çelë së shpejti kantierin e rikonstruksionit të disa godinave të tjera.