Nikolla inspekton konviktet

  • 6 years ago
Teksa studentet protestonin para ministrisë së arsimit, ministrja Nikolla zgjodhi të inspektoje ecurinë e punimeve në rikonstruksionin e 4 godinave të konvikteve për studentët e inxhinierisë tek 21 Dhjetori.  Pa komentuar protestën dhe kërkesat e studentëve, Nikolla u shpreh se investimi prej 18 milionë eurosh do të reflektohet në standarde me të mira për studentët që do të akomodohen në Janar.

?Standarde që kurrë nuk i kemi parë në godina studentore, qoftë në apartamentet ku ata do të akomodohen, po ashtu edhe me gjithçka tjetër që ka të bëjë me standardet, pra duke pasur një kuzhine të përbashkët në çdo kat, duke mundësuar sallën e studimit, internet në çdo dhomë.  Gjithçka që studentët të kenë kushtet optimale për të vënë prioritet atë që është në fakt qëllimi i tyre, rezultatet sa më të mira në universitet.?

Sipas ministres i njëjti projekt vijon edhe në Qytetin Studenti dhe fillimisht ai do të shtrihet ne 9 godina.

Tv Klan

Recommended