Rikonstruktohen konviktet e Inxhinierisë

  • 6 years ago
Puna për rikonstruksionin e godinave të Inxhinierisë se Ndërtimit , tek 21 Dhjetori ka përfunduar.

Kjo është pamja e godinave nga jashtë e postuar në rrjete sociale nga kryebashkiaku Veliaj.

Me anë të postimit të tij, Veliaj ka njoftuar se ka përfunduar puna për 4 godinat në rezidencën numër dy të studentëve, ndërsa në Janar do të nis rikonstruksioni i 8 godinave në Qytetin Studenti, për tu pasuar me ndërhyrjen në 21 godinat e tjera përgjatë verës.

Projekti i rikonstruksionit të godinave është një bashkëfinancim me qeverinë gjermane.

Recommended