Edhe Tabaku del blof, ja plani vendor i lejes së ndërtimit që mori në 2013

  • 6 years ago
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nxitoi mbrëmjen e djeshme kur u shfajësua për lejen e ndërtimit që kishte marrë në vitin 2014, duke thënë se asokohe ishte deputete dhe jo nënkryetare bashkie, e për pasojë nuk ka konflikt interesi.

Por, provat tregojnë krejt të kundërtën. Vërtet Tabaku në vitin 2014 ishte deputete e PD, kur u emetua leja për ndërtimin e një pallati me një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë, por procedurat për marrjen e saj kanë filluar shumë më herët, pikërisht në kohën kur ajo ishte nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Më konkretisht, Plani i Detajuar Vendor i lejes së ndërtimit që ka marrë Tabaku është bërë në 12 gusht 2013, çka tregon se procedurat për marrjen e lejes kanë nisur kur Tabaku ishte nënkryetare. Por, ndryshe nga shefi i saj, Tabaku ka qenë pak më e rafinuar në këtë drejtim, pasi lejen e ndërtimit nuk ja ka dhënë direkt vetes.