Lejet e ndërtimit, Vendorët do japin leje edhe për pallatet mbi 6 kate - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ne nje vendim te fundit parashikon qe njesite vendore qe kane plane zhvillimi urban kane te drejte te japin leje per ndertimet mbi 6 kate nje ekskluzivitet qe aktualisht e ka vetem Keshilli Kombetar i Territorit. Por ne parim kjo duket se nje kompetence e shtuar ndaj vendorëve kur në fakt nuk është ashtu pasi vendimi final per lejen e ndertimit per objektet mbi 6 kate serish do te merrey nga Keshilli Kombetar i Territorit qe drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Lejet e ndërtimit për pallatet mbi 6 kate tashmë do të jepen nga njësitë vendore. Vendimi i qeverisë i shton kopetencat vendorëve të cilët deri më tani kishin të drejtë të jepnin leje për ndërtimet deri në 6 kate.
Por pavarësisht dhënies së kësaj kopetence njesite vendore nuk kane te drejte te japin firmen finale pasi vendimi perfundimtar per cdo leje te dhene nga vendoret do te merret serish ne Këshillin Kombëtar të Territorit qe drejtohet nga Kryeministri.
Vendimi i KKT vjen pas kontrollit paraprak pa vërejtje brenda 10 ditëve, lidhur me përputhshmërinë me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit në proces. Për ndërtesa më të ulëta vendimi do të merret nga Këshilli i Bashkisë deri në miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për territoret administrative të bashkive.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vendoret-do-japin-leje-edhe-per-pallatet-mbi-6-kate/